Fitore historike e Uruguajit. Ngre per te 15-en here Kupen e Amerikes

Uruguaji ka triumfuar në Kupën e Amerikës, duke hyrë në histori si skuadra që e ka fituar më shumë herë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikano-jugor. Dy gola të Diego Forlan dhe një i shënuar nga Luis Suarez i kanë dhuruar skuadras uruguajane fitoren 3-0 në finale kundër Paraguajit, ndërsa formacioni I Taberez ka ngritur për të 15-ën herë Kupën.
Finalja e zhvilluar në “Monumental” të Buenos Aires do të kontrollohej që në minutat e para nga Uruguai, i cili do të gjente shumë shpejt golin e avantazhit me Suarez. Sulmuesi i Liverpulit, i cili u shpall dhe lojtari më i mirë i turneut do të dërgonte topin në rrjetë me një veprim spektakolar brenda zonës.
Përpjekjet e Paraguajit për të barazuar do të ishin të dobta, ndërsa skuadra e Tabarez do të dyfishonte rezultatin me Forlan në fundin e pjesës së parë. Me rikthimin në fushë, uruguajanët do të vuanin presionin e kundërshtarëve, por në minutën e fundit, Forlan do të vuloste triumfin e Uruguait me golin e tretë dhe në të njëjtën kohë do të ndiste festën futbollistëve të drejtuar nga Oscar Washington Tabarez që ishin protagonistë absolute në këtë edicion të Kupës së Amerikës.
Triumfi i skuadrës së tyre ka ndezur festën edhe të tifozëve uruguajanë që menjeherë kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit Montevideo.
Nertan Prifti