E Enjte, 5 Nëntor 2026

Everton kontakton Lampard

Everton i ka bërë një ofertë zyrtare trajnerit Frenck Lampard për të marrë drejtimin e Tofees pas largimit të Rafael Benitez. Blutë e Liverpoolit nuk kanë ende një emër konkret drejtuesi dhe ish mesfushori e trajneri i Chelseat duket se është identikiti i duhur për të vazhduar punën në “Goodison Park”. 43-vjecari Lampard që u largua janarin e 2021-shit nga Chelsea pas një viti e gjysmë në krye të stolit të Bluve të Londrës.

Vendimi është marrë të premten pasi drejtuesit e klubit diskutuan mundësinë e vazhdimit të punës nga ana e  Duncan Ferguson ndërsa vlerësuan edhe kandidaturën e Vitor Pereira por arritën në përundimin se Lampard mund ta ndryshojë situatën në skuadër. Rafael Benitez u shkarkua javëne  kaluar pas vetëm 13 ndeshjeve në stolin e Everton duke e lënë skuadrën në vendin e 16 të klasifikimit me rrezikun e rrëzimit në Championship.

Fillimisht u mendua se do të ishet portugezi Pereira njeriu që do të vazhdonte punën por ishte këmbëngulja e tifozëve për të refuzuar luzitanin dhe dëshira e tyre për të afruar Lampard që bëri klubin të ndryshonte kurs.

Të mërkurën, rreth 100 tifozë protestuan përpara stadiumit duke kerkuar gjithashtu ndihmën e Ëayne Rooney, por ish sulmuesi i Everton e refuzoi publikisht ofertën duke shprehur dëshirën që të vazhdojë projektin e vështirë të nisur një vit më parë me skuadrën e Derby County.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›