Mancester Siti-Sterling, prova rinovimi

Pep Guardiola nuk ka asnjë dyshim, Raheem Sterling duhet të vazhdojë të qëndrojë te Manchester City edhe pse kontrata e tij skadon në vitin 2023. Trajneri katalanas ka ndezur dritën jeshile për të nisur biesdimet e rinovimit të kontratës me sulmuesin e krahut pavarësisht faktit që ndeshje pas ndeshje ai ka humbur terren në hierarkinë e skuadrës së Guardiolës duke numëruar përherë e më pak minuta.
Aktualisht, Sterling këtë sezon numërion vetëm 3 ndeshje si titullar, ndërsa ka lënë të hapur mundësin e largimit në fund të këtij sezoni ndërsa zërat për një transferim të mundshëm që në janar tashmë po veniten pasi Guardiola nuk dëshiron të humbasë një lojtar që mund të ndryshojë ritmin edhe duke u aktivizuar nga stoli.
Situatën po e monitorojnë nga afër Real Marid, Barcelona dhe PSG por për momentin nuk ka asgjë më shumë ndërsa lojtari do të kërkojë më shumë kohë për të vlerësuar situatën aktuale në klubin e “qytetarëve” të Manchesterit.
Drejtuesit planifikojnë që ta ulin sa më shpejt në tryezën e bisedimeve me një kontratë që ndjek linjën aktuale të pagës por me dy vite më shumë, cka do të thotë se Manchester City eviton rrezikun që sulmuesi i Kombëtares së Anglisë të largohet me parametra zero gjatë vitit të ardhshëm, cka do të ishte një humbje e madhe për arkën e klubit bardhekaltër.