E Enjte, 5 Nëntor 2026

Everton për shtyrjen e ndeshjes me City: Duam informacion për

Katër orë pas vendimit për të shtyrë Everton-Manchester City për një datë të mëvonshme për shkak të numrit të lartë të pozitivëve Covid-19 brenda ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola, skuadra e Everton, e drejtuar nga Carlo Ancelotti ka dalë me një komunikatë: “Klubi i Futbollit Everton ndjek keqardhje për shtyrjen e ndeshjes së sotme kundër Manchester City, jo vetëm për 2,000 tifozët që do të ishin të pranishëm në stadium, por për tifozët nga Merseyside dhe nga e gjithë bota. Lojtarët tanë ishin të përgatitur për ndeshjen, ashtu siç ishin stafi i ekipit dhe të gjithë në Goodison Park. Ndërsa Everton do të ketë gjithmonë sigurinë publike së pari, ne do të kërkojmë zbulimin e plotë të të gjitha informacioneve që Manchester City i ka dhënë Premier League në mënyrë që klubi të jetë i qartë se pse u mor ky vendim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›