Everton rrit ofertën: 12 milionë euro për Canën
Për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit, drejtuesit e klubit nga qyteti i Liverpulit, janë shprehur të gatshëm të paguajnë 12 milionë euro (10 milionë stërlina) në arkat e Olimpik Marsejës.
Sipas mediave franceze, Cana e ka refuzuar përfundimisht ofertën e Hamburgut dhe do të firmose kontratë me klubin që mban rekordin në Angli për numrin më të madh të sezoneve të luajtura në kampionatin anglez (Premiership), plot 107.
Mendohet se në vendimin e Canës kanë ndikuar kushtet më të mira financiare të ofruara nga trajneri i Evertonit Devid Mojes. Ndërkohë, mesfushori shqiptar vazhdon të mos marrë pjesë në miqësoret që marsejezët e drejtuar nga Didier Deshamp po zhvillojnë në këtë periudhë përgatitore.