E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e familjarëve

17 familje, iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Lartë, që vendosi para disa javësh që procesi i tyre të jetë vetëm civil dhe jo penal.

Në vendimin e Kolegjit, Gjykata Kushtetuese shprehet se ndodhet përpara nje vendimi të ndërmjetëm që nuk ka të bejë me një gjykim përfundimtar dhe në këto kushte kur gjykata nuk ka nisur hetimin gjyqësor pretendimet e kërkuesve nuk gjejnë pasqyrim në aktet e kësaj çeshtjeje.

Megjithatë, avokatët e familjarëve kanë bërë të ditur për mediat, se çështjen e tyre do ta çojnë deri në Gjykatën e Strasburgut. Familjarët e tragjedisë së Gërdecit, të afrmit e të cilëve humbën jetën ose mbetën të plagosur patën paditur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, Mihal Delijorgjin, Alba Demil dhe kompaninë Meico duke kërkuar 20 milionë lekë dëmshpërblim për çdo jetë te humbur në Gërdec.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›