E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evidentimi i hajduteve te pronave, PDS del kunder

Partia Demokracia Sociale ne nje konference te posacme per shtyp iu kundervu dje nismes qeveritare per te verifikuar titujt e pronesise per shkak te abuzimeve te bera me to, evidentuar nga te gjithe krahet politike dhe drejtesia. "Per PDS, me aksionin antikushtetues te radhes per mosnjohjen dhe tjetersimin e pronareve te ligjshem, kryeministri po vazhdon katrahuren e pronesise te nisur ne vitin 1992", deklaroi dje Artur Duckollari, Sekretar Politik i PDS. Ai shtoi se PDS i cileson abuzive dhe te pasinqerta deklarimet e Kryeministrit Berisha lidhur me verifikimin e titujve te pronesise se tokave, nga nje Komision Kryeministror dhe plotesoi: "Me ndermarrjen e kesaj manovre te kamufluar elektorale, Berisha pranon, deshtimin e tij te madh te radhes, ate te zgjidhjes perfundimisht te ceshtjes se pronesise, dhe po kerkon te kercenoje hapur mijera fshatare, te cilet prej 17 vitesh jane pronare te ligjshem te tokave te tyre. Deklarata e PDS, vjen nje dite pasi kryeministri Berisha, ne vijim te dyshimeve te hedhura nga forca te ndryshme politike, shoqata e ish-pronareve dhe institucionet e drejtesise, per abuzim me trojet edhe nga pushtetare qendrore dhe vendore. Berisha kerkoi qe te verifikohen titujt e pronesise, pasi "nje proces i tille, i jep pergjigje abuzimeve te bera, qe kapin vlera te medha, ne miliarda dollare". Njekohesisht, Berisha siguroi se "nuk do te preken 400 mije familjet shqiptare qe kane marre toke ne perputhje me kriteret e ligjit 7501".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›