E Diel, 1 Nëntor 2026

UNMIK-EULEX marreveshje mirekuptimi

UNMIK-u dhe EULEX do te nenshkruajne nje marreveshje mirekuptimi gjate ketij muaji, per te sqaruar aspektet teknike te ristrukturimit te UNMIK-ut dhe marrjes se pergjegjesive nga ana e EULEX-it. Brenda ketij muaji misioni i Organizates se Kombeve te Bashkuara dhe i Bashkimit Evropian, do te nenshkruajne nje Marreveshje Mirekuptimi, e cila ka per synim sqarimin e pranise nderkombetare ne Kosove. "Po punojme per disa detaje. Sic e dini EULEX ka njoftuar zbarkimin, perderisa ne po vazhdojme rikonfigurimin. Sa i perket marreveshjes se mirekuptimit presim, qe te nenshkruhet brenda ketij muaji", thote zedhenesi i UNMIK-ut Rusell Geekie. Grupe punuese te OKB-se dhe te BE-se jane duke punuar prej disa kohe ne Nju Jork dhe Bruksel per te arritur formulen se si te zbarkohet EULEX, nderkohe qe edhe pse eshte misioni evropian EULEX, pritet te jete nen ombrellen e OKB-se. Analistet politike jane skeptike se nje formule e tille veprimi mund te gjendet shpejt ne OKB dhe BE. Nderkohe, Andy McGuffie nga Zyra Civile Nderkombetare eshte optimist se edhe pse me vonese, EULEX dhe mekanizmat tjere do vendosen ne Kosove si e parasheh plani i Ahtisarit. "Eshte e qarte se ka ndryshime ne pranine nderkombetare, ICO po rekruton staf shtese dhe aktualisht kemi 146 njerez, edhe ne po ndryshojme meqe po shtojme numrin. Dhe s'ka dyshim se edhe organizatat tjera nderkombetare do te levizin sipas planit, perfshire ketu edhe EULEX-in", u shpreh McGuffie. Nderkohe, nga mbi 2000 pjesetare sa do t'i kete misioni evropian i sundimit te ligjit, deri me tani ne Kosove kane arritur jo me shume se 350 perfaqesues te ketij misioni. Ky numer pritet te rritet ne muajin shtator, kur ne nje mase te madhe do te kete zvogelim te personelit te UNMIK-ut. "Pjese e rikonfigurimit eshte edhe zvogelimi i stafit dhe ndryshimi i lokacionit. Kjo nuk ka te beje me transferimin e kompetencave, por me ristrukturimin e menyres se si punon misioni. Do te kete zvogelim te konsiderueshem ne disa fusha", thote Geekie. Ndryshe, zyrtare nga EULEX-i thone se ky mision nuk mund te veproje para se te zbarkohet plotesisht stafi prej mbi 2000 oficeresh qe do te mbikeqyrin fushen e sundimit te ligjit. Muajt e ardhshem shihen si muaj kur do kete levizje serioze te operacionalizimit te misionit te BE-se, i cili do te mbikeqyre policine, drejtesine dhe doganat.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›