Madonna, 50 vite suksesesh dhe skandalesh
Neser Madonna mbush 50 vjece. Nje dite e rendesishme per mbretereshen e pop-it, qe po pergatitet per te realizuar nje tur te ri nderkombetar, pas daljes se albumit te saj te fundit "Hard Candy". Eshte kjo, ndoshta menyra me e mire per te festuar nje pervjetor te rendesishem. Nderkohe zedhenesi i saj ka mohuar zerat, se Madonna ka nder mend te adoptoje nje femije tjeter, duke u shprehur, se ne keto momente ajo eshte teresisht e impenjuar me koncertet e ardhshme. Eshte ndoshta koha e bilanceve? Nuk duket keshtu. Lady Ciccone nuk ka asnje arsye per te braktisur skenen , e madje projektet per te ardhmen shumefishohen. Eshte turi "Sticky&Sweet", qe do ta coje ne te gjithe boten me koncertet e saj. Nje spektakel, qe pritet te jete i pakrahasueshem dhe qe deri tani ka arritur te mbledhe 250 milione dollare nga shtija paraprake e biletave. Ylli, qe me 6 shtator do te jete ne Rome, ka bere te ditur se koncertet do te jene nje vetereklamim, qe do te pershkoje gjithe karrieren e saj qe nga koha e mberritjes ne Nju Jork, ne fund te viteve '70. Gjysme shekulli suksesesh dhe skandalesh te shenuara ne shifra rekord. Qe nga viti 1982, kur Madonna firmosi kontraten e saj te pare diskografike duke shenuar fillimin e karrieres, ka arritur te shese me shume se 200 milione disqe. Sipas revistes amerikane "Forbes", pasuria e saj mendohet se i kalon 400 milione dollare. Ne vitin 2006 artistja hyri ne librin e rekordeve Gines, si kengetarja femer me e pasur e te gjitha koherave. Por Madonna nuk eshte vetem kengetare. Karriera e saj ka pare edhe moden e kinemane, ka shkaktuar skandale dhe polemika, te ndjekura nga provokime. Fillojne vitet '80. Ne kengen "Like a Virgin" ylli i muzikes shfaqet gjysme e zhveshur me nje pale rruaza ne qafe, qe detyrimisht perfundojne tek vithet e saj te kolme. Dhjete vjet me vone, dalja e albumit "Erotica" shoqerohet nga publikimi albumit fotografik "Sex", nje permbledhje e fantazive seksuale te kengetares, me hapesira homoseksualizmi dhe sado-mazokizmi. Ne vitin 2003, gjate ndarjes se cmimeve " MTV Video Music Awards", Madonna shfaqet ne krah te Britney Spears. Shfaqja perfundon me nje puthje lesbike, mes te dyjave, nje fakt qe shkaktoi shume diskutime. Ne festen e 50-te te ditelindjes se kengetares nuk do te mungojne tre femijet: 11-vjecarja Lourdes Leon, vogelushi Rocco Ritchie dhe David Banda, femija i adoptuar. Ne familjen Ciccone mund te kishte hyre edhe vogelushja Mercy Jones, por lajmet ne lidhje me adoptimin e saj jane kontradiktore. Festa nuk do te kete torte dhe shampanje. Nderkohe situata me bashkeshortin Guy Ritchie (me te cilin u martua per here te dyte, pas perfundimit te historise me Sean Penn) mund te jete gjithcka tjeter, vecse roze jo. Zerat flasin per nje raport jashtemartesor te kengetares me kampionin e bejsbollit Alex Rodriguez.