Hilton paditet per mosreklamim te filmit
Nje kompani e ka paditur Paris Hiltonin me akuzen se pasanikja u ka borxh atyre 75.000 dollare, sepse nuk e ka reklamuar plotesisht nje film, ne te cilin ka aktruar. "Worldwide Entertainment Group Inc". e ka derguar padine ne Miami javen e kaluar, duke pohuar se 27-vjecarja u ka borxh atyre shumen e parave, meqenese nuk i ka plotesuar detyrimet promovuese. Sipas akuzes, trashegimtarja e hoteleve ka bere nje kontrate ne vitin 2004 per produksionin dhe shperndarjen e filmit, "National Lampoon's Pledge This!", ne te cilin edhe ajo vete ka aktruar. Kompania me baze ne Miami, pohon se i ka paguar nje milione dollare Paris Hiltonit per filmin.