E Diel, 1 Nëntor 2026

Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Evis Kushi është zgjedhur sot nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë, duke zëvendësuar në këtë detyrë Klodiana Spahiun.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur propozimin e grupit socialist për Evis Kushin në postin e nënkryetares së Kuvendit.

Propozimi u miratua nga Kuvendi me 79 vota pro.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 79 vota pro lirimin nga detyra të Evis Salës si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në vijim, Kuvendi miratoi me 79 vota pro emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ndryshimet në drejtimin e Kuvendit dhe në përbërjen e qeverisë u votuan gjatë seancës plenare të zhvilluar sot, në kuadër të nisjes së sesionit të tretë të Legjislaturës XI, teksa deputetët e opozitës braktisën sallën në momentin e votimit.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›