Evis Sala dorëhiqet nga Shëndetësia, Rama: Faleminderit për shërbimin me profesionalizëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjen së Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i shprehu mirënjohjen për përkushtimin e saj gjatë ushtrimit të detyrës.
Rama ka theksuar se Sala shërbeu në Ministrinë e Shëndetësisë me përkushtim e profesionalizëm, për programin e ri të reformave.
“FALEMINDERIT. Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Evis Sala paraqiti dorëheqjen këtë të mërkurë, më 2 shtator, gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në Tiranë. Ajo qëndroi në postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për gati një vit.
Ministrja mori detyrën më 11 shtator të vitit të kaluar, kur kryeministri prezantoi kabinetin “Rama 4”, duke marrë stafetën nga Albana Koçiu.
/rtsh.al/
/rtsh.al/