Evropa “mërdhin”

Bora e madhe dhe temperaturat e ulëta kanë mbyllur pistat e aeroporteve evropiane, kanë ngadalësuar trafikun rrugor, kanë anuluar fluturimet, dhe kanë bërë që veturat të rrëshqasin në rrugët e akullta.
Bora e ka mbuluar Parisin, një rast i rrallë, por, që po përsëritet në javët e fundit në dimrin e pazakontë e të ftohtë.
Një e katërta e fluturimeve në aeroportin Charles de Gol është anuluar.
Aeroporti Heathrow i Londrës nuk po lejon aterrimet dhe po lejon vetëm një grusht fluturime nga ky aeroport, ndërsa bora dhe akulli ka detyruar mbylljen e pistave.
Hapja e plotë e aeroportit pritet të hënën.
Një numër i madh fluturimesh janë anuluar edhe aeroportin e Frankurtit.
Aeroportet në Spanjë, Holandë, Danimarkë po ashtu kanë raportuar anulime ose vonesa të fluturimeve.
Qindra automjete u bllokuan gjatë natës në autostrada në veri-perëndim të Anglisë.
Një situatë e ngjashme ishte të edhe në veri të Italisë, ku shoferët hynë në autostrada të bllokuara nga bora, për shkak të mos-njoftimit në kohë nga sinjalistika rrugore.
Politikanët gjermanë kanë kërkuar që shoferët të detyrohen të përdorin zinxhirë për gomat e kamionëve, ngase bllokimi i tyre e shton kaosin në rrugët e vendit.