E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e hapur për investime

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 13:11

Rusia është e hapur përsëri për investitorë të huaj, duke pritur vizitorë si guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger dhe duke punuar për të hyrë në Organizatën Botërore të Tregtisë vitin e ardhshëm. Ndërtesat me zyra të zbrazëta në Moskë janë treguesit e rënies ekonomike që pësoi Rusia vitin e kaluar.
Mëkëmbja këtë vit është anemike, ndërsa Rusia po rritet sa gjysma e nivelit në Kinë, Indi dhe Brazil.
Kjo ishte në mendjet e pjesëmarrësve në një konferencë investimesh në Moskë, përfshi ish-ambasadorin britanik në Rusi Tony Brenton, tani këshilltar për kompaninë Lloyds Insurance.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm se Rusia pati vërtet një recesion të vështirë. Ekonomia u ul me gati 9 për qind. Autoritetet ruse pretendojnë të kenë nxjerrë mësime nga kjo gjendje”, theksoi ai.
Shumë investitorë të huaj e konsiderojnë Rusinë të rrezikshme për të bërë biznes. Por Kremlini shpreson t’i zbusë këto shqetësime, duke iu bashkuar më në fund Organizatës Botërore të Tregtisë, pas gjati dy dekadash vonesë.
Një rrezik tjetër është korrupsioni i lartë i lartë në Rusi. Organizata globale Tranparency International e radhit Rusinë të 154-ën nga 178 vendet, duke e vënë atë ndër vendet më të korruptuara në Evropë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›