E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB mbetet në Bregun e Fildishtë

Nga Express më 19 dhjetor 2010 në ora 13:50

Paqeruajtësit e OKB-së do të mbeten në Bregun e Fildishtë për të përmbushur mandatin e tyre pavarësisht thirrjeve të presidentit në detyrë, Laurent Gbagbo, që të gjithë helmet-kaltrit të largohen nga vendi.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka thënë se është i vendosur që misioni në Bregun e Fildishtë, UNOCI, “të vazhdojë mandatin e tij, të vazhdojë të monitorojë dhe dokumentojë çdo shkelje të të drejtave të njeriut, nxitjen e urrejtjes dhe dhunës apo sulmeve ndaj paqeruajtësve të OKB-së".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›