Papa kerkon zgjidhje diplomatike per Libine - Benedikti i XVI jep bekimin Urbi et Orbi

Nje det lulesh ne Sheshin e Shen Pjetrit - verdhe e blu ngjyrat e Vatikanit. Per kete pergatitjet ishin bere per dite te tera. Kopshtare nga Holanda ditet e fundit transportuan per ne Rome 30.000 lule - 20.000 syresh jane tulipane si edhe rreth 1000 zymbyle qe pas festimeve ne Vatikan do te mbillen ne parqet e Romes.
Qysh ne mengjes heret te dielen vizitore nga e mbare bota vershuan drejt sheshit te Vatikanit - sivjet ishin mbi 30.000 syresh. Edhe moti ishte ne pergjithesi i pershtatshem per vizitoret pas nje qielli disi te turbullt shkelqu dielli - nderkohe qe te shtunen 23.04 ne Rome kishte rene shi. Me Papen festuan ne shkallet e bazikiles se Shen Pjetrit edhe shume kardinale e dinjitare te tjere.
Qysh ne fillim Capella Sistina kendoi tekstin nga Matheus-Evangelium ne te cilin Jezusi vecon prej turmes se te rinjve pasues Apostullin Pjeter. Per kishen katolike ky eshte argumentimi biblik i papatit Ti je Pjetri dhe ne kete shkemb dua te ndertoj kishen time.
Mesazh paqeje - Pika kulmore e cermonive
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Papa Benedikt i XVI jep mesazhe paqeje dhe solidariteti
Mesha e Pashkeve tradicionalisht kremtohet pa predikim - sepse ne mesdite eshte momenti qe e presin me se shumti besimtaret ne sheshin e Shen Pjetrit. Papa ne kete moment ngjitet ne ballkonin e mesem te bazilikes se Shen Pjetrit vendi ku edhe pas zgjedhjes se Papes komunikohet lajmi bdquoHabemus Papam . Ne mesazhin tradicional te Pashkes Benedikti i XVI sivjet iu referua ne radhe te pare rajoneve te botes ne te cilat mbizoteron vuajtje e madhe. bdquoKetu ne kete bote Halleluja e Pashkeve eshte ne kontrast me ankesat dhe britmat qe dalin prej situatave shume te dhimbshme mjerimi uria semundjet lufta dhe dhuna. E pikerisht per kete aresye Krishti nderroi jete dhe u ringjall
Papa perkujtoi ne kete kontekst viktimat e termetit ne Japoni - por urimet e paqes ai i adresoi edhe ne drejtim te Lindjes se Mesme Bregut te Fildishte dhe Libise. Diplomacia dhe dialogu qofshin ne vendin e armeve ne Libi- dhe ne situaten aktuale te konfliktit te mundesohet aksesi i ndihmes humanitare tek ata qe vuajne pasojat e konfliktit.
Ne kete kontekst Papa u shpreh edhe per solidaritet me refugjatet nga Afrika e Veriut duke theksuar se deshiron me shume gatishmeri per pranimin e tyre.
Ne mbyllje te ceremonise Papa dha bekimin Urbi et Orbi - qytetit dhe rruzullit tokesor dhe pershendeti besimtaret ne te gjithe boten ne 65 gjuhe bdquoTe gjitheve nje feste Pashke te bekuar e te gezuar. Qofte me ju paqja dhe gezimi i Zotit te ringjallur
Rreth 100 kanale televizive nga 60 vende e transmetuan drejtperdrejt ceremonine. Miliona vete ne mbare boten e ndoqen drejtperdrejt edhe ne radio kete moment.
Ne prag te luminimit te Gjon Palit te II
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dhjetra mijera pelegrine ndjekin ceremonine e kremtimit te Pashkeve ne Sheshin e Shen Pjetrit ne Rome
Per 84 vjecarin Benedikt i XVI mbyllen ne kete te diel te Pashkeve edhe ditet intensive me shume mesha te medha duke nisur me liturgjine e se enjtes se gjelber me larjen e kembeve ne baziliken laterane duke vazhduar me rrugen e kryqezimit ne Kolose e deri ne mbyllje te dielen.
Pas meshes ne sheshin e Shen Pjetrit Papa per disa dite u nis per ne rezidencen Castel Gandolfo ne Jug te Romes. Te djelen e ardhshme 1.5. ate e pret nje tjeter ceremoni e madhe lumnimi i paradhesit te tij Gjon Pali i II. Per kete dite qyteti i perjetesise parashikon ardhjen e miliona pelegrineve. Disa prej tyre kane mberritur qysh tani ne qytet - qe te djelen ne Sheshin e Shen Pjetrit mund te lexosh pankartat perkujtimore per polakun Karol Vojtila.
Autor Jan-Christoph Kitzler / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Auron Dodi