Evropa kerkon modele te reja shpetimi

Ne samitin e fundit te BE-se para gjashte javesh presidentet dhe kryeminsitrat e vendeve anetare kane rene dakord per zgjerimin e fondit per shpetimin e vendeve ne borxhe ne nje shume prej nje bilion euro. Por kjo deri tani nuk eshte realizuar. Shefi i fondit per shpetimin Klaus Regling nuk ka mundur te mbledhe me shume se 500 miliarde euro. Brukseli tani po shqyreton mundesine e krijimit te nje mekanizmi per stabilitet i cili do te futej ne fuqi jo me 2013 sic ishte parashikuar por ne fund te vitit te ardhshem. Mekanizmi per stabilitet duhet te kete ne dispozicion rreth 500 miliarde euro. Nderkohe qe nuk do te shuhej as fondi per shpetimin e euros. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Euro ne krize
Pra njekohesisht do te funksiononin dy mekanizma per ruajtjen e euros. Mekanizmi i stabilitetit duhet te kete edhe licencen per te punuar si banke. Me kete ai teorikisht mund te marre para hua Bankes Qendrore Evropiane para pa kufizime. Shefi i Institutit per Ekonomi ne Hamburg Thomas Straubhaar thote per Deutschen Wellen se samiti i BE-se mund te kete sukses nese mbeshtetet nga Banka Qendrore Evropiane.
Samiti mund te sjelle nje kthese ne qofte se edhe Banka Qendrore Evropiane merr pergjegjesi. Ky problem nuk mund te zgjidhet me mjete politike. Banka Qendrore Evropiane duhet te luaje nje rol me te rendesishem se deri tani pohon ai.
Draghi kundwr financimit tw shteteve
Presidenti i saj Mario Draghi deri tani ka kundershtuar mundesine e financimit te drejteperdrejte te shteteve. Kjo nuk eshte ne harmoni me rregullat e marreveshejve evropiane dhe kercenon me rritjen e inflacionit. Guntram Wolff nga banka e Brukselit Denkfabrik Bruegel pohon Banka Qendrore Evropiane mund te nderhyje por ajo heziton per shkak te rreziqeve. Kjo per faktin se nje vend qe mund te marre ndihma menjehere do te mund te hiqte dore nga kursimet dhe reformat qe ne vere ka ndodhur me Greqine. Banka Qendrore Evropiane se pari deshiron te sigurohet se keto zhvillime te rrezikshme nuk do te perseriten. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Cili fond do te mbisundoje
Nje model tjeter qe po diskutohet eshte ai per financim permes Fondit Monetar Nderkombetar FMN. Ai mund te funksionoje keshtu Bankat qendrore te vendeve te BE-depozitojne para ne Uashington ne FMN. Me pas keto para FMN-ja ua kalon vendeve anetare te BE-se. Ndersa bankat qendrore te shteteve anetare te BE-se keto para mund ti sigurojne prej Bankes Qendrore Evropiane.
BQE duhet te nderhyje
Ne rast te krizes ne ndonje vend te madh evropian si Italia per shembull Banka Qendrore Evropiane duhet te reagoje menjehere sepse ajo eshte me e aferta me institucionet evropiane pohon Guntram Wolff.
Ne fund Banka Qendrore Evropiane nuk do te kete ndonje zgjidhje tjeter. Ajo duhet te ndihmoje sepse cenohet i tere sistemi. Ne rast se nuk intervenohet mund te pasoje kolapsi finaciar nenvizon ai.
Zyrtarisht kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Frances Nicolas Sarkozy angazhohen per pavaresine e Bankes Qendrore Evropiane. Por diplomatet ne Bruksel jane te bindur se rrezistenca gjermane po zbehet per shkak te krizes se euros. Ne qofte se qeveria gjermane ia arrine qellimit per krijimin e nje unioni fiskal eshte e mundur qe te beje leshime ndaj Bankes Qendrore Evropiane. Ministri i Financave Wolfgang Schuble ka kundershtuar mundesine e futjes se eurobondeve.
Gjermania kunder eurodbondeve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel ne samitin e fundit pati shume takime
Nuk mund ta shalosh kalin nga bishti. Debatet per eurobondet zhvillohen vetem ne vendet qe kane probleme me buxhetin. Kjo eshte e demshme dhe ne themi jo. Secili vend duhet te zgjidhe problemet e veta. Ndersa ne se bashku duhet te krijojme institucione te cilat rikthejne besimin tek euro. Te gjitha gjerat tjera jane te demshme pohon Schuble.
Presidenti i Keshillit te Evropes Herman Van Rompuy angazhohet per rritjen e fondit per shpetimin e euros ne me shume se 500 miliardet e planifikuara. Kjo do te thote se vendet stabile si Gjermania duhet te kontribuojne edhe me shume. Por kjo do te thote poashtu se keto vende do te rrezikonin noten me te mire kreditore prej tri AAA.