E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Lufta e Ftohte

Tema kyresore ne axhenden e ministrave te jashtem te NATO-s ne takimin e Brukselit eshte nje rishikim i disa ceshtjeve qe u diskutuan ne konferencen per Afghanistanin ne Bonn ne fillim te kesaj jave. Misioni ushtarak atje eshte planifikuar te perfundoje ne fund te vitit 2014 por kjo nuk do te thote qe NATO do te largohet teresisht nga Afghanistani.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusssen u rikujtoi ministrave premtimin e dhene ne konferencen per Afghanistanin. Komuniteti nderkombetar theksoi perfshirjen e tij afatgjate ne Afghanistan ne konferencen e Bonn-it. NATO do te vazhdoje te jape kontributin e tij te plote. Ne do te vlereseojm se si mund te ofrojme mbeshtetje pas perfundimit te misionit ne vitin 2014 tha ai.

Kujtime nga Lufta e Ftohte

Perqendrimi tek ceshtja e Afghanistanit avulloi shpejt pasi Moska zyrtare nje dite para takimit te NATO-s tha se do te vendoste raketa ne enklaven e saj balltike te Kaliningradit si pergjigje ndaj planeve te NATO-s per te instaluar nje sistem mbrojtjes nga raketat ne Europen Lindore.

Per Rasmussen ky veprim nuk eshte asgje tjeter vecse harxhim parash. Ai tha sa se sistemi mbrojtes i raketave nuk ka si objektiv Rusine. Por Aleanca varet nga Rusia per rruget e ndihmes drejt Afghanistanit.

Mund te jete kjo nje gare Ministri i Jashtem norvegjez Jonas Gahr Stre e kundershton kete sugjerim. Une mendoj se palet nuk duhet te debatojne per ceshtje qe nuk iu perkasin drejtperdrejt. shte ne interesin e Rusise dhe NATO-s qe operacioni nderkombetar ne Afghanistan te vazhdoje tha ai.

Disa nga ministrat e NATO-s kishin deklaruar para mbledhjes se ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov do te ishte ne Bruksel per sistemin e mbrojtjes ndaj raketave por pas njoftimit nga Rusia gjerat u bene me te qarta. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sergej Lavrov ministri i Jashtem rus

Gara e armatitmit

Te Merkuren Shefi i Forcave te Armatosura Ruse Gjenerali Nikolai Makarov deklaroi se vendi i tij po vihet nen presion ne nje gare armatimi kunder mburojes se NATO-s.

Dmitry Rogozin perfaqesuesi i Rusise ne NATO tha se Moska mund te reduktoje operacionin e saj ne Afghanistan si pasoje e shqetesimeve se marreveshja per sistemin e mbrojtjes ndaj rakteva nuk eshte respektuar.

Sidoqofte Rasmussen hodhi poshte sugjerimin e Rogozin duke e cilesuar si nje kercenim bosh. Ai tha se suksesi ne Afghanistan eshte ne interesin e vete Moskes.

Uashingtoni perkrahesi kryesor i mbrojtjes nga raketat argumenton se sistemi ka per qellim kundervenien ne rast te nje sulmi te mundshem nga Irani dhe ne asnje menyre objektiv nuk eshte Rusia.

Kosova nuk gjen qetesi

Nje tjeter ceshtje e diskutuar ishte edhe Kosova dhe misioni i paqeruajtjes atje.

Ministri i Jashtem Guido Westerwelle edhe njehere denoi sulmet e serbeve mbi ushtaret e KFOR-it ne veriun e Kosoves ne muajin Maj mes te cileve u plagosen edhe disa ushtare gjermane.

Westerwelle tha se NATO pret qe sulme te tilla te mos perseriten por mbi te gjitha politikanet ne rajon duhet te bejne gjithecka per te sigurar se situata te tilla te mos perseriten serish.

Kur ushtaret tane sulmohen atehere jemi sulmuar edhe ne. Kjo gje nuk mund te tolerohet tha Westerwelle.

Nuk do te kete reduktim trupash

Ne nje kohe qe dhuna eshte ende e pranishme ne veriun e Kosoves Rasmussen tha se NATO nuk do te reduktoje numrin e trupave te KFOR me gjysem e tyre ashtu sic ishte parashikuar te ndodhte ne muajin Shkurt por rreth 6000 ushtare do te vazhdojne te qendrojne atje.

Perkunder te gjithe pengesave Rasmusen premtoi se do te angazhohej per te ndihmuar te gjithe shtetet e rajonit te Ballkanit Perendimor per tu integruar ne strukturat perendimore. Ne jemi shume te perkushtuar ne integrimin Euro- Atlantik te te gjithe vendeve ne rajon por kjo kerkon me shume reforma demokratike dhe keto reforma duhet te behen realitet. Bildunterschrift Rusia stacionon raketa ne Detin Baltik

Statusi i kandidatit per ne BE i Serbise

Verejtjet e tij mund te lexohen si nje rekomandimin indirekt per Bashkimin Europian per ti dhene statusin e kandidatit te BE-se Serbise per te cilin lideret e BE duhet te vendosin ne takimin e se premtes.

Kryeministri i Luksemburgut Jean Asselborn shkoi edhe me tej ne deklaratat e tij. Ai tha se duke i dhene Serbise statusin e kandidatit do te ishte ne interes jo vetem te Serbise por edhe te NATO-s dhe BE. Une besoj se nuk ka zgjidhje tjeter. Nuk deshriojme qe tendencat nacionaliste te mbizoterojne ne Serbi dhe konflikti me Kosoven te behet me shume intensiv tha Asselborn.

Komentet e Asselborn jane ne kontrast me ato te Kancelares gjermane Angela Merkel e cila pas sulmeve te Nentorit tha se Serbia nuk ishte ende gati per te nisur bisedimet me Bashkimin Europian. Bildunterschrift Rusia stacionon raketa ne Detin Baltik

Autor Christoph Hasselbach/ Amarildo Topi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›