Socialdemokratet gati per te drejtuar Berlinin

Social Demokratet SPD duan te marrin drejtimin e qendres e majte. Ky eshte pozicioni nga i cili ata shpresojne per te fituar perseri pushtetin brenda dy viteve. Dhe kjo eshte ajo qe kreu i partise Sigmar Gabriel e beri te qarte ne nje konference tre-ditore te partise ne Berlin e cila perfundoi te marten. Se bashku me te Gjelbrit Social Demokratet duan ti japin fund qeverisjes se koalicionit aktual te qendres se djathte ne zgjedhjet parlamentare ne vjeshten e vitit 2013. Ne nje fjalim te gjalle Gabriel i cili u rizgjodh te henen si kryetar i partise me nje dieference te madhe votash tha se partia do te perpiqet te riktheje shpresen dhe drejtesine sociale ne Gjermani.
Nje lider i forte
Gabriel ka mbajtur postin e kryetarit te partise qe prej vitit 2009 kur ai mori votebesmin e anetareve te partise ne nje konference ne Dresden pas performances katastrofike ne zgjedhjet kombetare. Partia me e vjeter ne Gjermani e njohuhur si Aunty SPD mori vetem 23 perqind te votive cka ishte rezultati me i keq i arritur ndonjehere ne nivel kombetar. Gabriel u perball me nje detyre te veshtire per te rikthyer votuesit e se majtes. Mbi te gjitha ai duhet te fliste me ata qe ishin larguar nga SPD pas reformave ne tregun e punes nen udheheqjen e Gerhard Schrder ne vitet 1990. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Frank-Walter Steinmeier ne Berlin
Dy vite me vone partia duket se eshte sheruar disi nen udheheqjen e Gabriel. Sondazhet tregojne se ajo perkrahet nga rreth 30 perqind e votuesve ne nivel kombetar. Por kjo shifer eshte ende larg kulmit te tyre si partia e njerezve te vertete. Vlen te theksohet se tendenca eshte drejtuar per lart dhe SPD ishte e vendosur te shfaqej me vetebesim optimiste dhe mbi te gjitha e bashkuar ne konferencen e ketij viti.
Ata madje ariten te benin publik edhe nje argument ne lidhje me politikat tatimore. Disa anetare te partise se majte propozuan nje takse prej 53 per qind ose taksa e te pasurve per ata qe fitojne mbi 125.000 euro ne vit. Lideret e partise deklaruan se ishin kunder planeve te tilla dhe propozuan qe rritja e taksave te behet ne menyre te moderuar. Ne fund te diskutimeve u arrit kompromisi se kjo takse duhet te jete nga 42 deri deri ne 49 perqind. Gjithashtu u propozua qe kompesimi nga taksat e paguara te rritet nga 25 ne 32 perqind.
Tre kandidate per kryeminsiter
Por pavaresisht perpjekjes per te paraqitur nje parti te harmonizuar pakenaqesite jane ne rritje ne radhet e partise. shte ende e paqarte se kush duhet te udheheqe partine kur fushata zgjedhore nis pas reth 18 muajsh. Per momentin ne gare jane tre kandidate. Krahas liderit te Sigmar Gabriel eshte ish-ministri i Jashtem dhe kreu aktual i grupit parlamentar Frank-Walter Steinmeier dhe ish-ministri i Financave Peer Steinbrck. Ashtu si Steinbrck dhe Steinmeier kane dhene nje kontribut te rendesishem per konferencen dhe te dy mbajten fjalimet e shumepritura.
Mbi te gjitha pritej fjalimi i Steinbrck i planifikuar per diten e fundit te konferences fjalim qe ishte pritur me padurim nga 500 delegate dhe gazetare te shumte. Por komentet e tij mbi financat dhe politikat tatimore u priten vetem me duartrokitje normale. Ish ministri i financave i cili eshte ne krahun e me konservatore dhe liberal ekonomikisht te SPD nuk mundi te mbante asnje post por ai vazhdimisht merr rezultate te mira ne sondazhet dhe kandidaturen e tij mbeshtet ish-kancelari Helmut Schmidt. Bildunterschrift Kongresi i SPD 2011
Gjyshi i social demokrateve
Schmidt njeriu shume i vjeter ashtu si ai e pershkruan veten eshte pare ne Gjermani si nje burre plak par excellence. Njerezit lexojne artikujt e tij ne gazeten javore Die Zeit dhe degjojne se cfare thote ai. Ai tashme eshte gati 93 vjec dhe eshte nje nga te ftuarit me te dashur ne talk-show te ndyshem ne televizionet gjermane. Schmidt shihet si nje autoritet politik qe qendron mbi partite politike. Kur ai u shfaq ne konferencen e partise SPD te Dielen edhe para se ajo te celej arriti te mbushte me entuziazem delegatet.
Kishin kaluar 13 vjet qe kur Schmidt kishte folur per here te fundit ne nje konference te SPD dhe ai zgjodhi per te mos folur per politikat e partise. Ne fjalimin reflektues dhe plot pasion ai foli per Europen dhe paralajmeroi se Gjermania nuk duhet te izoloje veten nga pjesa tjeter e BE-se.
Author Bettina Marx/ Amarildo Topi
Redaktoi Aida Cama