E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa kërkon zgjidhje për krizën buxhetore

Pas një fundjave kur Amerika, Kina dhe shtetet e tjera u kërkuan evropianëve të ndërmarrin masa më të ashpra, zyrtarët evropianë janë fokusuar mbi mënyrat e rritjes së fondit  të shpëtimit për eurozonën.

Tregjet druhen se bankat evropiane mund të shkatërrohen si pasojë e ekspozimit të tyre të Greqi dhe në shtet e tjera në krizë buxhetore.

Analistët janë të mendimit se një fond prej rreth 2.7 trilionë dollarësh mund të nevojitet nëse kriza përhapet edhe në Itali e Spanjë. Tregjet financiare vijojnë të jenë gjithnjë e më të shqetësuara lidhur me mundësinë e Evropës për të vënë nën kontroll krizën.

Greqia, shteti në epiqendër të krizës, po përpiqet të sigurojë këstin e radhës së paketës së ndihmës nda liderët ndërkombëtarë në mënyrë që të parandalojë një falimentim të mundshëm muajin tjetër.

I pranishëm në mbledhjen e Uashingtonit, Ministri grek i Financave, Venizelos u ankua se bota nuk po e kupton nivelin e masave të ndërmarra nga Greqia në shkurtimet buxhetore. Duke theksuar se Greqia nuk është “kurban” për euron dhe ekonominë ndërkombëtare, ai kërkoi që masat e uljes së pensioneve dhe pagave t’i ndërmerrte me kalimin e kohës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-26 11:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›