E Diel, 1 Nëntor 2026

Kongo, me qindra të burgosur arratisen nga burgu!

Guvernatori i Hubert Kabasubabu Katulondjit, Kasai Occidental sqaroi se 114 të burgosur shqyen dyert kur një prej të burgosurve ishte në gjendje të rëndë shëndeti dhe po dërgohej në spital. Policia arriti te ndalonte 90 prej tyre kurse i burgosuri i sëmur mbeti i vdekur nga shkeljet.

Një banor i zonës në afërsi të burgut Henri Tshibuyi,  shprehet se kishte  parë dy persona që vdisnin, pasi rojet e burgut qëlluan mbi ta. Te burgosurit janë dënuar me masa ndëshkuese të rënda, qëndresa në qeli dhe prerja për dy dite e bukës dhe e ujit.

Por jo me shume se një muaj më parë në qytetin Lubumbashit, 970 persona arritën te arratiseshin me sukses nga burgu./L Ferhati/Start.

                                                                                             2011-09-26 13:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›