E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen ministri rus i Financave

Kudrin theksoi se nuk do të shërbente në një qeveri të drejtuar nga Medvedev, i cili me shumë gjasa vitin e ardhshëm do të ndryshojë postet me Putinin, pasi me të ka mospajtime lidhur me politikën ekonomike që duhet të ndjekë vendi.

Medevedev e qortoi duke e urdhëruar të japë dorëheqjen nëse vijon të ketë mospajtim lidhur me politikën ekonomike.

Analistët janë të mendimit se Kudrin kishte ambicie për t’u bërë vetë kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.

Një zëdhënës i Kremlinit theksoi se Presidenti Medvedev ka pranuar dorëheqjen e Kudrinit, i cili është në krye të Ministrisë së Financave që prej vitit 2000./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-27 08:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›