OKB fillon konsultimet për kërkesën palestineze

Kjo kërkesë për t’u miratuar duhet të aprovohet nda 9 prej 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, me kusht që të mos ketë asnjë kundër (abstenimi nuk e pengon). Por sipas njoftimeve të deritanishme, SHBA-ja ka bërë të qartë se do të vendosë veton.
Diplomatët bëjnë me dije se mund të kalojnë javë të tëra para se kërkesa palestineze të hidhet në votim. Abas-i javën e kaluar i kërkoi Këshillit të Sigurimit të mbështesë shtetin Palestinez me kufijtë e vitit 1967 ndërkohë që Izraeli ripërsëriti thirrjet për bisedime pa parakushte.
Bisedimet direkte mes Izraelit dhe Palestinës kanë ngecur që prej shtatorit të vitit 2010, kur palestinezët braktisën tryezën e bisedimeve në shenjë proteste ndaj këmbënguljes izraelite për të vijuar ndërtimin e vendbanimeve në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor.
/Start/F. Prroni/
2011-09-26 15:54