E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa me burgje të stërmbushura

Afërsisht në çdo të dytin shtet të Evropës, burgjet janë të mbipopulluar. Sipas një raporti të përpiluar nga Këshilli Evropian, në 20 nga 47 shtete anëtare të parlamentit kam ë tepër të burgosur se sa që ka në dispozicioon vende për ta. Në krye të vendeve me burgje të stërmbushura qëndron Serbia, ku mesatarisht në 100 vende janë vendosur 157 të burgosur.

Pas Serbisë vjen Greqia me 151.7 dhe Italia me 147 të burgosur, kundruall 100 vendeve për ta.

Po kështu numër më të madh të të burgosurve se sa vendeve në burgje ka edhe në Francë, Belgjikë dhe Hungari. Ndërkaq, autorët e studimit të realizuar nën udhëheqjen e studiuesve të Universitetit të Lozanës bëjnë të ditur ndryshon mënyra e llogaritjes së kapaciteteve të burgjeve, nga vendi në vend. Për këtë arsye mund të thuhet se numrat e paraqitur nuk janë gjithmonë të krahasueshëm.

Sipas studimit, në vitin 2011 në 47 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës ka pasur 1.86 milion persona ose mesatarisht 154 të burgosur në 100 mijë banorë, transmeton Albinfo.

Me së shumti të burgosur „për kokë banori“ ka Rusia, ku në 100 mijë banorë bien 546 të burgosur. Më së paku të burgosur ne pëpjestim me numrin e banorëve ka Islanda, më pak se 50, ndërsa Zvicra ka 88.3 të burgosur ne 100 mijë banorë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›