Evropa ne kthetrat e koncernit rus te gazit Gazprom

Perandoria e prodhuesit rus te gazit Gazprom eshte e superlativave ajo perbehet nga afro 160.000 kilometra tubacione rreth 1000 firma bija dhe 400.000 punonjes qe vitin e kaluar arriti nje vlere fitimi rekord me rreth me shume se 24 miliarde euro. Rreth nje e gjashta e gazit te konsumuar ne bote vjen nga tubacionet e Gazpromit dhe e ben koncernin eksportuesin me te madh boteror te gazit. Gjermania merr nderkohe rreth 40 perqind te gazit nga Rusia dhe plani per daljen nga energjia berthamore do ta rrise edhe me tej kerkesen per gaz. Deri tani monopolisti rus perfiton nga nxjerrja e gazit nga fushat e nendheshme deri ne shitjen importuesve te medhenj gjermane. Por per te ardhmen monopolisti rus deshiron te fitoje me shume deri tek flaka e gazit ne banesa. Ne Gjermani Gazprom i ka shtrire rrenjet prej kohesh.
Ne fillim te viteve 90-te Gazpromi se bashku me bijen e BASF Wintershall themeloi sipermarrjen Wingas e cila dergon sot afro 20 perqind te gazit tek perdoruesit gjermane. Ne se do te ishte per ruset kjo nuk duhet te perfundonte ketu. Kohet e fundi flitej se Gazpromi mund te blinte Ruhrgazin nje bije e gjigandit energjetik E.ON. Ruhrgas furnizon aktualisht afro 50 perqind te tregut te konsumenteve perfundimtare. Per Gazprom ky do te ishte nje biznes i mire.
Une jam shume i bindur se per shembull shitja e Ruhrgasit Gazpromit eshte e pamundur per shkak te liberalizimit te tregut te gazit te vendosur nga BE. Sidomos po te merret parasysh qe Gazprom eshte nje aksionar kryesor i bijes se BASF Wingas dhe ka gjithashtu aksione tek furnizuesit e tjere.
... mendon Konstantin Simonov Drejtor i National Energy Security Fund ne Moske. Me shume fuqi nuk do ti lejonin kartelet evropiane Gazpromit. Perkundrazi pozita e forte aktuale e prodhuesit rus duhet dobesuar dhe pikerisht permes rrjetit te tubacioneve. Per shume vite ne njeren ane te tregut evropian te gazit prodhuesit e medhenj kryesisht nga Rusia dhe Norvegjia perballeshin me importuesit e medhenj si psh Ruhrgas. Sferen e pushtetit te prodhuesve e sigurojne ne rradhe te pare tubacionet. Sepse ai qe nuk ka mundesi te transportoje gaz nuk mund te shese gazin ne Evrope. Prandaj ne te ardhmen me kerkesen e Komisionit Evropian rrjeti i tubacioneve do te jete i hapur edhe per prodhuesit qe nuk jane pronare te tubacioneve. Kontrollet e transportit te gazit do te beheshin nga autoritetet kombetare rregullatore.
Pervec ndarjes se rrugeve te transportit nga prodhuesit e energjise u krijuan edhe hapesira tregtare per gazin.Tradicionalisht gazi i shitej importuesit direkt nga prodhuesi me kontrata shumevjecare cmimi bazohej te cmimi i naftes. Ne te ardhmen gazi do te blihet dhe shitet gjithnje e me shume ne pika tregtare ku cmimi leviz sipas ofertes dhe kerkeses aktuale dhe gazi mund te blihet ne periudhe afatshkurter.
Situate midis oligopolit dhe tregut te lire
Situata qe kemi momentalisht eshte nje situate e ndermjetme ne mes nje oligopoli dhe nje situate me te forte tregu ku edhe prodhuesit e tjere mund te dalin ne treg gje qe nuk kane mundur ta bejne me pare shpjegon Jonas Graumltz nga Fondacioni Shkenca dhe Politika. Rusia natyrisht mbrohet dhe kerkon nga BE rregulla te vecanta per tubacionin e saj. Krahas kesaj Gazpromi planifikon tubacione ne drejtim te lindjes qe nje dite tia shese gazin Kines dhe vendeve te tjera aziatike ne rritje te shpejte ekonomike. Ky nuk eshte shkak per tu shqetesuar per furnizimet ne Evrope mendon Jonas Graumltz
Tregu europian i gazit vazhdon te jete me interesanti dhe ne fakt ato nuk kane alernative tjeter pervecse te furnizojne Evropen dhe te inverstojne ketu. Tregu kinez ndoshta pas 20 30 vjetesh do te behet interesat. Por momentalisht nuk eshte akoma.
Ndersa tregu i ri nuk eshte hapur Gazprom ka ne Evrope konkurrente. Nje konsorcium firmash ka vendosur te ndertoje tubacionin Nabucco qe con gazin nga Azia Qendrore ne Evrope duke anashkaluar Rusine. Edhe gaz i lengshem natyror psh nga Katari vjen me cisterna ne tregjet evropiane Pas zbulimit te te ashtuquajturit gaz jokonvencional ne SHBA edhe amerikanet traditionalisht importues te gazit vitin e kaluar kane mundur te sjellin sasi te vogla gazi ne Evrope. Kete Gjermania duhet te vazhdoje ta shfrytezoje per te zvogeluar pushtetin rus ne treg mendon Jonas Graumltz.
Konkretisht kjo do te thoshte Ne mbeshtesim me shume koncernin energjitik gjerman RWE sepse RWE investon ne tubacionin Nabucco qe do te sjelle gaz nga Azia Qendrore Iraku dhe vende te tjera te rajonit ne Evrope. Ky do te ishte nje hap i madh perpara. Apo mund te investohet ne nje terminal per gaz te lengshem natyror. Keshtu mund te importohej me shume gaz nga vendet e tjera ne Gjermani. Kjo do te ishte nje strategji e pershtatshme duke patur parasysh faktin se ne na nevojitet me shume gaz natyror.
Autor Insa Vrede/Ina Verbica
Redaktoi Auron Dodi