Vetem masat e kursimit nuk ofrojne zgjidhje afatgjate per Greqine
Dita ne te cilen parlamenti grek do te vendoste per paketen e gjere te kursimit per vitet 2012 deri 2015 u tha shpesh se ka rendesine e nje dite vendimtare per Greqine dhe per eurozonen ne mos edhe per ekonomine boterore. Frikera dhe skenare tmerri te madh u lidhen me nje falimentim te mundshem te Greqise qe ne mes te korrikut. Fantazite me te avancuara arrinin madje deri ne nje krize financiare te ngjashme me te paren qe ne shtator 2008 shkaktoi falimentimin e bankes amerikane Lehman Brothers.
Tani parlamenti grek miratoi me nje shumice te ngushte ligjin kornize per programin voluminoz te kursimit. Sot 30.06. vazhdohet me miratimin e masave konkrete. E gjithe paketa parashikon kursime dhe rritje taksash prej 28 miliarde eurosh per vitet qe vine. Kesaj i shtohet nje program kursimesh ambicioz i cili synohet te sjelle 50 miliarde euro ne arkat e shtetit. A konsiderohet Greqia tani e shpetuar dhe fundi i eurozones i shmangur Kurrsesi.
Greqia arrin njehere vetem nje pushim sa per te marre fryme dhe siguron kestin tjeter te domosdoshem te ndihmave financiare te Bashkimit Evropian dhe te Fondit Monetar Nderkombetar FMN per te cilat eshte rene dakord. Zbatimi i programit te pare te kursimit dhe i te dytit te miratuar dje 29.06. mbikqyret rrepte prej huadhenesve nderkombetare. E ashtuquajtura trojke e perbere prej perfaqesuesve te Komisionit Evropian te Bankes Qendrore Evropiane dhe FMN-se ka konstatuar tashme shmangie te konsiderueshme ne zbatimin e programit te pare te kursimit.
Autoritetet shteterore ne Greqi nuk jane te pergatitura sic duhet per zbatimin e masave dhe perballen me pakenaqesine ne rritje te popullsise. Madje vete qeveria ka pranuar zyrtarisht se masat e kursimit jane shpesh te padrejta por te domosdoshme. Nje pranim i sinqerte i se vertetes i cili sidoqofte nuk e nxit shkallen e pranimit te masave te vjetra dhe te reja. Greqise i duhet urgjentisht nje sistem i besueshem i mbledhjes se taksave dhe nje komision i pavarur per programin e privatizimeve. Dhe Greqise i duhet nje minimum konsensusi politik ne mos rithemelimi i shtetit i premtuar shpesh por ende i parealizuar.
Jo me pak pritet prej BE-se dhe eurozones. Duket sikur keto dite po fiton bindja se ne planin afatgjate zgjidhja nuk jane paketat e kursimit as per Greqine e as per krejt harkun jugor te rrezikuar te eurozones. Vazhdimisht evokohet nje plan i vogel Marshall per Athinen nje plan i cili ne rastin ideal do te nxiste ekonomite e dobeta te jugut te Evropes dhe do te siguronte produktivitet afatgjate. Vetem keshtu mund te ndreqet gabimi ne lindje i eurozones futja e ngushtuar tok e politikave dhe rendeve ekonomike nga me te ndryshmet ne nje monedhe te perbashket. Me ne fund Gjermania duhet te marre rol udheheqes ne kete ceshtje si perfituesi me i madh i eres se euros. Per keto permasa nuk mund te presesh zgjidhje nga Athina Lisbona ose Dublini.
Autor Spiros Moskovou
Redaktoi Auron Dodi