E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa në kthetrat e të ftohtit

Stuhitë e dëborës dhe temperaturat nënzero të këtyre ditëve kanë shkaktuar dëme në shumë vende të Evropës, ndërsa në shumë rrugë e fshatra në Ballkan janë bllokuar si pasojë e dëborës që vazhdon sot për të katërtën ditë me radhë, raporton AS. Gjithashtu si pasojë e temperaturave shumë të ulëta ka pasur edhe viktima në shumë shtete të kontinentit.Si pasojë e reshjeve të borës në Gjermani janë anuluar fluturimet dhe udhëtarët janë bllokuar në aeroporte.

Në Serbi, autoritetet kanë pezulluar trafikut rrugor për të parandaluar aksidentet, ndërsa të moshuarit në Kroaci janë paralajmëruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta.

Në Bosnje-Hercegovinë disa njerëz janë ankuar se i ftohti ka rënduar gjendjen e tyre shëndetësores. Ortekë dëbore u raportuan edhe në disa zona malore në Mal të Zi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›