Krasniqi: Politika po ndërhyn në drejtësi

Kryetari i Kuvendi Jakup Krasniqi edhe njëherë është paraqitur kritik ndaj klasës politike dhe drejtësisë në vend.
Kryekuvendari Krasniqi tha se në sistemin e drejtësisë ka ndërhyrje politike.
“Sistemi i Drejtësisë nuk funksion mbi bazën e ligjeve që janë në fuqi” ka thënë Krasniqi duke shtuar se sistemi i drejtësisë në Kosovë po vepron në mënyrë selektive.
Krasniqi gjithashtu ka kritikuar edhe vonesën e klasës politike për reformën dhe amandamentimin e Kushtetutës dhe reformës zgjedhore.
“Ky proces nuk u përmbyll në afatin e duhur ngase s’ka pas vullnet te partitë politike”, ka thënë Krasnqi duke shtuar se kjo vonesë është pengesë në rrugën e proceseve të integrimeve për vendin. Këto komente Krasniqi i ka bërë gjatë takimit tëKëshilli Kombëtar për Integrime Evropiane të thirrur nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, transmeton KTV.
Në këtë takim presidentja tha se Republika e Kosovës me gjitha mekanizmat që ka do të luftoj të gjitha dukuritë që po parandalojnë rrugën drejt BE-së. “Po ndërtojmë sistem të qëndrueshëm dhe të pavarur të drejtësisë një sistem ku çdo qytetar është i barabartë para ligjit”, ka thënë Jahjaga.
Ajo ka thënë se dialogu Kosovës – Serbi do të normalizoj marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje./Indeksonline/