Evropa shënon vdekjen e parë nga gripi i derrave
Glasgou - Virusi vdekjeprurësi i gripit të derrave shënon viktimën e parë në kontinentin evropian. Viktima është një shtetas skocez, i cili qëndronte prej ditësh i shtruar në spital. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore vendase, duke theksuar se në vdekjen e tij kanë ndikuar edhe problemet e tjera shëndetësore që ka pasur më parë.
Kjo vdekje vjen vetëm katër ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli nivelin e pandemisë botërore, duke e çuar në 6 shkallën e alarmit. Ndërkohë që ky është rasti i parë jashtë kontinentit amerikan.