Çavez: Obama duhet ta tregojë në praktikë vullnetin
Karakas - Hugo Çavez deklaron se Barak Obama duhet të provojë në praktikë dëshirën për përmirësimin e marrëdhënieve në Amerikën Latine. Deklarata e kreut venezuelian erdhi pas shtrëngimit të duarve në samitin e Amerikave muajin e kaluar.
"Obama thotë se do të bëjë ndryshime... dhe këtu nuk po flasim për fjalime apo buzëqeshje, por për ndryshimin e realiteteve", deklaroi Çavez.
Çavez theksoi dje se Obama duhet t'i japë fund embargos së Uashingtonit ndaj Kubës, vendosur në vitin 1962.
"Nëse presidenti Obama nuk e heq këtë embargo, atëherë gjithçka është e gënjeshtërt, një farsë... dhe perandoria amerikane do të vazhdojë të na kërcënojë", theksoi Çavez.