E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropa thyen rekordin e papunësisë

Ky ishte muaji i 14 me rritje të papunësisë. “Niveli i papunësisë në zonën euro arriti në 11,2 për qind të popullsisë aktive gjatë muajit qershor, ashtu si muajin e kaluar, kur shifra u rishikua në rritje”, theksoi sot Zyra Evropiane e Statistikave, “Eurostat”.
    
Agjencia federale e Punës në Gjermani njoftoi se edhe në ekonominë më të fuqishme të Evropës, papunësia u rrit ndjeshëm edhe në korrik, ndërsa me 66 800 personat e hequr nga puna në muajin qershor, numri total ka arritur në 2. 88 milionë.

“Eurostat”-i vlerëson se 25 milionë burra dhe gra janë të papunë anekënd 27-shteteve të Bashkimit Evropian. Ndërsa 22.6 % e tyre janë të rinj./Start/F. P/

                                                                                             2012-07-31 16:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›