E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmet, përurohet hidrocentrali i Çarshovës

Ministri Haxhinasto vlerësoi punën e bërë nga investitorët në këtë vepër, duke theksuar se ajo është një investim i rëndësishëm për zonën në veçanti. "HEC-i i Çarshovës është një model i shkëlqyer për investitorët në Shqipëri", u shpreh Haxhinasto në fjalën e tij para pjesëmarrësve në këtë përurim. 

Zv/kryeministri Haxhinasto tha se qeveria shqiptare është e angazhuar për të gjetur modele financimi nga institucione të ndryshme financiare për investitorë të tjerë që operojnë në fushën e HEC-ve.

"Partneriteti midis shtetit, midis sektorit publik dhe atij privat është në rrugën e forcimit të tij dhe besoj se në këtë partneritet do të gjenden edhe skema e formula, të cilat do të bëjnë të mundur një situatë shumë më pozitive për investitorët në sektorin e energjetikës, dhe veçanërisht në sektorin e prodhimit të energjisë së rinovueshme nga HEC-et", u shpreh Haxhinasto.

"Vendi ka nevoja të mëdha për energji. Më shumë energji e prodhuar do të thotë më shumë investime, çmime më të ulta për konsumatorët, do të thotë më shumë punësim", tha Haxhinasto. /Start/

                                                                                             2012-07-31 19:14
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›