Kambisti qëllohet me leva, i grabiten paratë

Ngjarja ndodhi në zonën e Librit Universitar në Tiranë, orët e vona të mbrëmjes së shkuar, ku dyshohet se katër persona i kishin zënë pritë kambistit Skënder Hasani, 53-vjeç. Banorët e pallatit kanë bërë telefonata në sallën operative të policisë rreth orës 22:30 minuta.
Sapo ka shkuar në hyrje të pallatit dhe është bërë gati për të hipur në ashensor, 53-vjeçari është goditur me sende të forta. Autorët kishin dijeni mirë se ku banonte burri, ndaj edhe kanë organizuar grabitjen. Ata kanë hyrë së bashku në ashensor, dhe më pas e kanë goditur me leva duke e lënë pa ndjenja.
Pas kësaj, i kanë marrë një çantë të vogël me para, ku ai i përdorte për këmbim. Burri është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupet e hetimit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes ku nisën këqyrjen e provave. Gjithashtu janë marrë edhe kamerat e sigurisë të disa subjekteve aty pranë. /Start/
2012-08-01 08:40