Evrope 61 te arrestuar per prodhimin e kartave te kreditit fallso

Policia evropiane ka arrestuar 61 persona te akuzuar per perfshirje ne prodhimin e kartave te kreditit fallso. Europol-i tha se rrjeti i kontrabandes mendohet se ka vjedhur 70 milione dollare nga llogarite e klienteve ne mbare boten gjate 9 vjeteve te fundit.
Kontrabandistet perdorin nje pajisje elektronike per te kopjuar te dhenat nga shiriti manjetik ne kardat e kreditit te konsumatoreve. Me pas informacioni perdoret per te vjedhur para nga llogarite e konsumatoreve.
Ne nje operacion te perbashket javen e kaluar te Europolit Sherbimit Sekret Amerikan dhe policise bullgare 47 persona te dyshuar u ndaluan ne Bullgari 9 ne Itali nga dy ne Spanje dhe Shtetet e Bashkuara dhe nje tjeter ne Poloni. Rrjeti ishte lidhur me grupe kriminale te Kenia Afriken e Jugut dhe ne Shtetet e Bashkuara.
Europoli tha se ka mundesi te behen edhe arrestime te tjera. Shumica e informacioneve te kardave te kreditit jane perdorur ne bankomate automatike te Evropes.