GDN mbeshtet sovranitetin e Kosoves shpreh shqetesimin per zhvillimin ekonomik

Grupi Drejtues Nderkombetar per Kosoven ka rikonfirmuar sot mbeshtetjen e tij te plote per sic thuhet. Kosoven e pavarur plotesisht sovrane demokratike dhe shumetnike brenda kufijve te saj aktual. Ne takimin e sotem ne Prishtine ky grup ka diskutuar perparimet ne zbatimin e planit te krye negociatorit Martti Ahtisari ka vleresuar larte tejkalimin e krizes politike me zgjedhjen e presidentes se Kosoves dhe ka shprehur mbeshtetjen per procesin e reformes kushtetuese dhe legjislative per te forcuar besueshmerine dhe legjitimitetin e demokracise ne Kosove.
Ne perfundimet e takimit grupi ka shprehur shqetesimet per ceshtjet e zhvillimit ekonomik dhe disiplinen buxhetore e fiskale ne Kosove duke e nxitur qeverine qe te perpiqet per perparime ne kete fushe dhe fusha tjera te rendesishme qe kane ndikim te drejtperdrejte ne jeten e te gjithe qytetareve dhe ne qendrueshmerine e tere vendit perfshire arsimin dhe shendetesine sundimin e ligjit pajtimin si dhe kujdesin domethenes per komunitetet pakice. Grupi ka mirepritur angazhimin e Kosoves ne bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian dhe inkurajon Kosoven dhe Serbine qe si fqinje te pavarur dhe sovran te vazhdojne kerkimin e marreveshjeve per ceshtjet e interesit praktik per qytetaret e tyre.
Grupi shpreh besimin se krahas avancimit te pajtimit dhe qendrueshmerise rajonale dialogu mund te ndihmoje permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve te te dyja vendeve ndihmoje normalizimin e marredhenieve te tyre dhe te ndihmoje ne rruget e tyre drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian.
Grupi e vlereson gatishmerine e Qeverise se Kosoves per bashkepunim te plote me EULEX-in ne hetimin e pretendimeve te raportuesit te Keshillit te Evropes Dick Marty dhe mirepret krijimin e task forces se posacme per hetimin e ketyre pretendimeve. Diplomatet thane se ne takim eshte diskutuar edhe gjendja ne veriun e Kosoves te banuar me shumice serbe dhe ndonese kjo ceshtje nuk eshte perfshire ne perfundimet e takimit aty eshte ritheksuar qendrimi se nuk mund te kete ndarje te Kosoves dhe as shnderrim te veriut ne nje konflikt te ngrire per nje kohe te gjate.