E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell Kryeparlamentari Krasniqi po sfidon komunitetin nderkombetar

Ambasadori amerikan ne Prishtine Kristofer Dell reagoi ashper ndaj refuzimit te krye parlamentarit Jakup Krasniqi per te kerkuar heqjen e imunitetit te disa deputeteve qe jane nen hetime.

Ne nje interviste ekskluzive per Zerin e Amerikes ambasadori Dell tha se me kete qendrim kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi ka zgjedhur te sfidoje komunitetin nderkombetar te sfidoje miqte me te mire te Kosoves ne emer te mbrojtjes se nje apo dy miqve te tij.

Ai tha se perderisa zoti Krasniqi nuk deshmon ndjenje me te larte te pergjegjesise per te zgjidhur shume probleme qe ka pasur deri tash do te jete e pamundur per Shtetet e Bashkuara qe te vazhdojne te punojne me te si partner.

Sot kryetari i parlamentit Jakup Krasniqi paraqiti para anetareve te Kryesise pergjigjen qe i ka kthyer shefit te EULEX-it Ksavier Bu de Marnjak i cili kerkonte heqjen e imunitetit te deputeteve nen hetime.

Zoti Krasniqi shkruan ne letren drejtuar shefit te EULEX-it se nuk eshte pergjegjesi e Parlamenti te merret me ceshtjen e imunitetit dhe se ne baze te Kushtetutes qeveria mund te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese interpretim per imunitetin e deputeteve.

Intervisten e plote me ambasadorin Kristofer Dell mund ta ndiqni neser ne emisionin tone Ditari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›