E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropianët kritikojnë Danimarkën

Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 12:26

I gjithë Shengeni është një parajsë e lëvizjes së lirë dhe pa kontrolle të brendshme kufitare. A mund të thuhet tani se kjo shprehje i përket së kaluarës?

Danimarka i ashpërsoi të martën kontrollet kufitare.

Që përpara se të hynin në fuqi kontrollet kufitare, eurodeputeti liberal, Alexander Graf Lambsdorf, paralajmëroi në parlament se arritjet evropiane po goditen gradualisht.

Në debat fillimisht u bë fjalë për një bilanc të presidencës hungareze të BE-së, e cila sapo përfundoi.

Shumë deputetë, midis tyre Lambsdorffi, e kritikuan herë pas here ligjin hungarez të medieve si shumë kufizues.

Tani ai vendosi lidhjen nga Hungaria në Danimarkë:"Liria vdes pak nga pak, qoftë liria e shtypit ose liria e qarkullimit. Pas 15 minutash, në kufirin midis Gjermanisë dhe Danimarkës dhe Danimarkës me Suedinë do të marshojnë doganierë, për të rivendosur atje kontrolle kufitare. Sulm ndaj lirisë së qarkullimit - këtu ne patëm dëshiruar më shumë angazhim të presidencës suaj."

Politikania e të Gjelbërve, Rebecca Harms, sheh një kundërthënie në sjelljen daneze.

“Zyrtarisht, Danimarka synon të luftojë me kontrollet kufitare krimin e organizuar dhe emigrimin ilegal, por kjo nuk përputhet me politikën daneze në kuadër të BE-së”, theksoi Harms.

Gjithsesi, shumë eurodeputetë besojnë se qeveria daneze është më tepër e interesuar të mbështesë në fushatën elektorale dëshirat e partive të djathta, prej të cilave është e varur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›