Centralet bërthamore në SHBA janë të rrezikuara
Tri centrale bërthamore në Shtetet e Bashkuara po kërcënohen nga katastrofa natyrore.
Dy centrale bërthamorë në shtetin e Nebraskës janë në rrezik të dëmtohen nga përmbyte të papara nga lumi Missouri, ndërsa në New Mexico, laboratori më i madh i armëve bërthamore në Shtetet e Bashkuara po kërcënohet nga zjarret, që kanë shkatërruar mijëra hektarë tokë.
Me gjithë kërcënimet e paralajmëruara nga disa grupe të mbrojtjes nga armët bërthamore, zyrtarët thonë se nuk ka arsye të menjëhershme për t’u alarmuar.
Centrali i energjisë bërthamore në Fort Calhun, të shtetit Nebraska, është i rrethuar nga një metër ujë për shkak të fryrjes së lumit Missouri.
Ky central është projektuar të mbetet i thatë edhe nëse niveli i ujit ngrihet edhe 2 metra të tjerë.
Megjithatë, ai u mbyll në muajin prill si masë paraprake.
Ekspertët thonë se reaktori dhe shufrat e tij radioaktive nuk janë në rrezik të menjëhershëm.
Drejtori i Komisionit për Sigurinë Bërthamore vizitoi këtë central gjatë javës së kaluar dhe tha se nuk ka rrjedhje uji në bërthamën e reaktorit.
"Rreziku për momentin është shumë i vogël", tha ai.