Evropianet ne plan te bojkotojne inaugurimin e presidentit bjellorus Lukashenko
Ambasadoret evropiane po bojkotojne inaugurimin neser te Presidentit te Bjellorusise Aleksander Lukashenko ne shenje proteste ndaj persekutimit te kundershtareve politike dhe aktivisteve per te drejtat e njeriut nga ky regjim.
Bojkoti zhvillohet nje dite pasi Shefja e Politikes se Jashtme te Bashkimit Evropian Kethrin Ashton la te kuptohej se mund te vendosen kufizime udhetimi per zyrtaret bjelloruse derisa qeveria te liroje te gjithe te burgosurit politike dhe te ndale perndjekjen e anetareve te opozites.
Me tone sfiduese zoti Lukashenko kercenoi sot se do te ndermarre hapa hakmarrese nese BE-ja vendos sanksione. Ai akuzoi gjithashtu Gjermanine dhe Polonine se po perpiqen ta rrezojne nga pushteti duke mbeshtetur kundershtaret e tij politike.
Gjermania dhe Polonia i kane hedhur poshte akuzat e tij.