Ukraine Zyrtaret thone se shperthimet ne qytetin lindor jane akte kriminale
Zyrtare ukrainas thone se dy shperthimet qe tronditen nje qytet lindor mengjesin e sotem ishin akte kriminale dhe se ka kercenime per vendosje te tjera bombash.
Policia thote se dy shperthmet ne mengjes heret prane nderteses se nje kompanie minierash dhe nje tregu qendror ne Makijivka demtuan thuajse gjithe banesat perrreth por pa deme ne njerez.
Sherbimi sekret ukrainas thote se nje leter e gjetur prane vendngjarjes permbante nje kerkese per 5.4 milion dollare si dhe kercenimin per 5 shperthime te tjera bombash gjate dites nese shuma e kerkuar nuk paguhej. Sipas kesaj letre 5 bombat jane vendosur ne zona te ndryshme te qytetit.
Makijivka eshte nje qyte ne rajonin Donetsk qe eshte vendlindja e presidentit Viktor Janukovic.
Hetuesit thone se ata nuk e perjashtojne mundesine qe sulmet ishin akte terrorizmi.