Exclusive: Regjimi qe prishi kishat e xhamite

Pak kohe me pare, jo rastesisht ne perkim me ditelindjen e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, TCH preku me ane te emisionit “Exclusive” temen e ndalimit te rrepte te fese ne Shqiperi.
Nepermjet dokumenteve te pazbuluara me pare, deshmive te protagonisteve, njerezve qe u gjenden te perfshire dhe viktimave te ngjarjeve qe ndodhen 40 vjet me pare, ne vitin e mallkuar 1967, u rrefye se ishte regjimi i asaj kohe dhe jo njerezit e thjeshte ai qe ndermori nismen me te eger ndaj te gjitha besimeve fetare dhe institucioneve perkatese.
Mijera objekte kulti u shkaterruan, ndersa kleri u persekutua deri ne maksimumin e egersise. Njerez te manipuluar, apo te detyruar te ndiqnin vendimet e diktatures se asokohe per te zevendesuar kultin e fese me ate te Enver Hoxhes.
Nje lufte e vertete mes klerit dhe komunisteve, qe mori permasa te tmerrshme dhe tronditese, duke e cuar Shqiperine ne te vetmin vend ne bote qe ndaloi fene me ligj.