OKB feston 63-vjetorin, ceremoni në Tiranë
Nga Besian Ajazi
Në përvjetorin e 63-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Tiranë është organizuar një ceremoni koktejl nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe përfaqësues të trupave diplomatikë.
TIRANË - Në një ceremoni koktejl organizuar pasditen e së premtes në Tiranë është festuar dita e Kombeve të Bashkuara në përvjetorin e 63 të organizatës. Në këtë ceremoni morën pjesë kryeministri Berisha, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të trupave diplomatike etj. Gjatë fjalës së saj, kordinatorja e përhershme e OKB-së në Tiranë, Cosslet, falenderoi të ftuarit për pjesmarrjen ndërsa parashtroi disa nga sfidat dhe objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit.
Në emër të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm Lulzim Basha tha se Shqipërisë pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO i kanë lindur detyra dhe angazhime të tjera për anëtarësim të plotë në Aleancë dhe BE. I pranishëm në ceremoni, kryeministri Berisha nuk ka preferuar të flasë ndonëse ishte programuar që të mbante fjalimin e rastit. Përplasja mes qeverisë dhe prokurorisë vazhdon të mbajë akujt mes kryeministrit Berisha dhe ambasadorit amerikan Withers, e cila është reflektuar edhe në 63-vjetorin e Kombeve të Bashkuara ku për asnjë moment të dy personalitetet nuk janë përshëndetur.
(a.s/News24/Balkanweb)