E Shtunë, 31 Tetor 2026

RomeBerlin, beteje per Porto Romanon

Termocentrali me qymyr ne Porto Romano eshte kthyer ne nje pike ku kryqezohen interesat e kompanise italiane “Enel” me ate gjermane “REE”.

Zyra e shtypit ne Ministrine e Jashtme te Italise njoftoi se ministri Franco Frattini pritet te vizitoje te henen Tiranen dhe ne qender te axhendes se tij do te jete bashkepunimi ekonomik, e kryesisht ai ne fushen e energjise.

Ne njoftimin zyrtar thuhet se ne vecanti tema e vizites do te jene interesat e forta ne Shqiperi te ndermarrjeve italiane si “Enel” dhe “Terna”.

E para ka shprehur tashme publikisht me shume se nje here qellimin per te ndertuar nje termocentral me qymyr ne zonen e Porto Romanos, cka pritet te jete dhe nje nga temat kryesore te bisedimeve qe Frattini do te kete me kryeministrin Berisha, por edhe personalitete te tjera te Shqiperise.

Sipas njoftimeve ne mediat italiane, gjate vizites se tij ne Tirane, Frattini do te nenshkruaje me qeverine shqiptare nje sere marreveshjes, ku spikat ajo per koncesionin e parkut industrial te Koplikut, i cili do te ndertohet nga shoqata e sipermarresve italiane.

Vec kesaj, do te nenshkruhet edhe nje memorandum mirekuptimi per ndertimin e parkut te energjise nga era ne Lezhe, nga grupi italian “Marsiglia”.

Vizita e Frattini ne Tirane vjen vetem pak dite pasi nje zyrtar i larte i qeverise gjermane shprehu pakenaqesi per perfaqesimin e ulet te shoqerive gjermane ne punet publike ne Shqiperi, duke i kerkuar qeverise shqiptare ta ndryshoje kete situate.

Nje kerkese konkrete e gjermaneve ishte ajo per tec-in me qymyr te Porto Romanos, per te cilin qeveria ka marre propozime vec “Enel” edhe nga shoqeria gjermane “REE”. Ne kete pike ky termocentral duket se po shnderrohet ne nje objekt ku po kryqezohen interesat e Romes me ato te Berlinit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›