KLD, Presidenti Topi bën apel për një shtet të së drejtës
“Ta kthejmë Shqipërinë në çdo qelizë të saj, shtet të së drejtës”- ka qënë apeli që ka bërë sot kreu i shtetit Bamir Topi në mbledhjen e KLD të zhvilluar në Peshkopi.
PESHKOPI - Pavarësi të plotë të institucioneve, ka kërkuar presidenti i vendit Bamir Topi nga qyteti i Peshkopisë, ku kryesonte mbledhjen e KLD. “Institucionet e pavarura janë të domosdoshme për demokracinë. Ta kthejmë Shqipërinë në çdo qelizë të saj, shtet të së drejtës”- ka qënë apeli që ka bërë sot kreu i shtetit. Njëkohësisht presidenti Topi ka kërkuar edhe vetëpastrim të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarë të korruptuar ose të inkriminuar. Kreu i shtetit njëkohësisht kreu i KLD Bamir Topi ka ftuar institucionet e tjera të bashkëpunojnë me KLD dhe cilëson këtë një detyrim ligjor. Sipas Bamir topit ligji nuk mund të jetë një produkt i njëanshëm. KLD në mbledhjen e saj të parë jashtë Tiranës ka shënuar dhe një kthesë të rëndësishme në aktivitetin e saj duke i hequr imunitetin një gjyqtari Vesel Bakos në gjykatën e Matit.
Bako është filmuar duke marrë ryshfet, arsye për të cilën KLD i ka hequr atij imunitetin duke i hapur kështu rrugën procedimit penal. Sikundër kishte paralajmëruar KLD e mbledhur në Peshkopi ka shkarkuar nga detyra edhe gjyqtaren e Vlorës Mirela Mishgjoni, pas shkeljeve të evidentuara. Ndërkohë në listën e procedimeve disiplinore janë edhe 10 dhjetë gjyqtarë të tjerë të rretheve të ndryshme për të cilët KLD do të mblidhet ditën e martë në Tiranë kjo për arsyen sepse gjyqtarët kanë kërkuar që të paraqiten me avokat në procesin në prani të KLD.
(a.s/News24/Balkanweb)