E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë me exit poll-e, partitë herë fituese e herë humbëse në sondazhe

exitTiranë- Afro një orë pas mbylljes së orarit zyrtar për të votuar në vend ka nisur beteja e fituesve përmes exit poll-eve.

Teksa pritet që numërimi i votave të fillojë pasi kutitë të transportohen në qendrat e numërimit të dhënat e sondazheve të ndryshme japin rezultate të ndryshme.

Exit Poll-i i grupit Cvitas koalicioni i djathtë kryeson ndaj atij të majtë. “Të majtët 46% në rang kombëtar, të djathtit 48% në rang kombëtar. Veçmas PD-ja 42% dhe PS-ja 40%”.

IPR Marketing dhe Ora Neës në exit poll-in e parë nxjerrin fitues koalicionin e majtë të udhëhequr nga Partia Socialiste.

Sipas tyre e majta ka fituar në total 52-56% të votës kombëtare, e ndarë në 37-41% midis Partisë Socialiste dhe 7-11% me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Po sipas këtij sondazhi në koalicionin e djathtë, Partia Demokratike ka grumbulluar 33-37% të votave, PDIU 1,5-3,5% dhe Partia Republikane 1-3%.

Sakaq dy forcat politike të pavarura ne këto zgjedhje, Fryma e Re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi kanë fituar respektivisht midis 1-5% dhe 1-3%.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›