Meta: ‘ASHE’ fitore plebishitare, LSI 15- 20 mandate
TIRANE- Kreu i LSI, Ilir Meta nëpërmjet një konference për shtyp ka shpallur fitoren e koalicionit të majtë. Meta ende pa filluar procesi i numërimit të votave, u shpreh bindur se në kuti do të dalin 20 mandate për koalicionin ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, ndërkohë që LSI do të marrë 15 deri 20 mandate.
“Dua të falënderoj për këtë fitore plebishitare për opozitën dhe për këtë votim të jashtëzakonshëm që ka ndodhur sot për LSI. Jam i bindur nga të dhënat tona dhe vlerësimet e pavarura se ASHE ka tashmë në kuti 80 mandate, dhe LSI ka në kuti 15 deri në 20 mandate”, u shpreh Meta i cili duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, tha se bindja e tij bazohet në Expollet dhe përllogaritjeve online.
Lideri i LSI i bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve në qendrat e votimit që të vijojnë procesin normalisht, për ti dhënë fund njollës që kryeministri i bëri procesit me trysnin që ushtron mbi votuesit.
“E rëndësishëm procesi të vijojë normalisht. Komisionerët dhe numëruesit tanë të bëhen pjesë e një procesi që na nderon si një vend evropian. Jam i bindur se angazhimi qytetar për këtë proces që u minua nga Berisha do të bëjë gjithçka për të lënë pas njollat që procesi mori për të arritur ato objektiva të pamundura të ish-kryeministrit Berisha për të bërë trysni mbi votën e qytetarëve” tha Meta.
Kreu i LSI, siguroi se koalicioni i majtë dot mbrojë votën plebishitare të Shqipërisë, deri sa vota e fundit të numërohet.
(e.m/BalkanWeb)