Exit Pollet në Greqi: Demokracia e Re përparsi e lehtë mbi Syrizia
Greqi- Janë mbyllur zgjedhjet në vendin fqinj dhe tashmë fati i Greqisë por edhe i Eurozonës gjendet në verdiktin që grekët kanë hedhur në kutitë e votimit.
Sipas Exit Poll-eve të para Demokracia e Re dhe Syriza janë shumë pranë njëra tjetrës.
Exit Poll-et, tregojnë këto shifra në përqindje:
Demokracia e Re ka 27-30.5%
SYRIZA ka 27-30%
PASOK ka 10-12%
Grekët e Pavarur 6 7.5%
Agimi i Artë 6 7.5%
E Majta Demokratike 5.5-6.5%
Partia Komuniste 5-6%
Megjithatë vetëm pas orës 21.30 do të bëhet edhe vlerësimi i parë zyrtar.
Sot grekët votuan për parlamentin e ri, por mbi të gjitha për të ardhmen e vendit të tyre në euro.
Shumica e qytetarëve duan një Greqi në euro, por pa masa kursimi, nderkohe qe dy forcat kryesore politike qe jane renditur njera pas tjetres me rezultate, deklarojne se do të mbajnë Greqinë në euro, por njëra thotë se është i nevojshëm vazhdimi i programit të masave dhe tjetra premton anulimin e plotë të tyre.