E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, kapen dy skafe me 600 kg lëndë narkotike

Policia e Vlorës gjatë një operacioni antidrogë ka sekuestruar 600 kg lëndë narkotike si dhe ka arrestuar edhe një 48-vjeçar. Në sajë të operacionit të koduar "Eklipsi", në ujërat territoriale shqiptare, në vendin e quajtur rrugët e bardha, policia ka bërë të mundur kapjen dhe sekuestrimin e një mjeti lundrues tip skaf me gjatësi 10 m, i pajisur me 3 motorra 300 kë (kuaj fuqi) secili, me depozitë karburanti të përshtatur për të marrë sasi të mëdha karburanti dhe lënde narkotike, me shpejtëse shumë te lartë lëvizje dhe qëndrueshmëri për det shumë të trazuar.
 

Gjithashtu policia, gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit Novruz Shehu në Zvërnec ka bërë të mundur sekuestrimin e një tjetër mjeti lundrues tip gomone i pajisur me një motor 250 kf (kuaj fuqi) i mbushur me 600 kg lëndë narkotike "Cannabis sattiva" .
Mjeti ndodhej mbi një karrel, dhe gati për tu nxjerrë në det.
 

Nga hetimet intensive të kryera nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë në lidhje me këtë rast dyshohet se lënda narkotike do të nxirrej nga brigjet shqiptare në det të hapur nëpërmjet gomones që ishte pajisur me një motor dhe aty ngarkesa do të transferohej tek skafi tjetër me tre motorra me qëllim trafikimin e lëndës narkotike për në Itali, për llogari të një organizate kriminale Italo- Shqiptare.
 

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Novruz Shehu, vjec 48,si dhe është bere sekuestrimi i dy skafeve dhe lendes narkotike dhe vijojnë puna hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë rast trafikimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›