E Diel, 1 Nëntor 2026

Exit Polli i "Ora News"-IPR Marketing: PD fituese 42-46%, PS 36.5-40.4%

"Ora News" dhe kompania e sondazheve IPR Marketing ka publikuar të dhënat paraprake të exit poll-it gjatë votimeve të bëra deri në orën 16:00. Kështu Partia Demokratike, ka marrë 42-46 përqind të votave dhe PS 36.5-40.4 përqind. LSI ka marrë 4.5-8.5 përqind, ndërsa G 99 ka marrë 1-3 % . Koalicioni i PD-së, "Aleanca për ndryshim" ka marrë 45.5-49.5 të votive , koalicioni i PS-së, "Bashkimi për ndryshim" ka marrë 41.5-45.5 % të votive dhe për koalicionin e LSI-së "Aleanca Socialiste për Integrim" kanë votuar nga 1-3 % të votuesve. Për të realizuar këtë exit poll është marrë nga një kampion prej 6 mijë të intervistuarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›