Rama: U garantua objektivi i procesit

Kreu socialist Edi Rama u shpreh në një konferencë për shtyp se kjo ditë do të kujtohet gjatë. Pavarësisht një sërë parregullsish në tërësi u realizua objektivi i garantimit të procesit dhe garantimit të qetësisë për qytetarët theksoi Rama. Sipas tij ka mbaruar vetëm pjesa e parë e procesit dhe pjesa e dytë është pjesa që kërkohet një përqëndrim maksimal dhe një angazhim i policisë për të garantuar transportin e kutive të votimit. Rama gjithashtu u shpreh se "është momenti që të kuptojmë që exit pollet nuk mund të japë ësgjë. "Ne duhet të presim vetëm vendimin e popullit shqiptar në procesin e numërimit, pala tjetër të ruajë qetësinë duke mos thirrur fitore në zgjedhjet e kaluara".